Aktualitet

Shefja e misionit të FMN: Rritja e çmimeve, rrezik, duhen politika fiskale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:45 - 12/10/21 |
Opi Nion

Shefja e misionit për Shqipërinë të FMN-së, Yan Sun ka zhvilluar një bisedë online me Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Gjatë fjalës së saj, Yan Sun theksoi se rritja e çmimeve për Shqipërinë përbën rrezik, teksa theksoi se duhen politika fiskale.

Më tej ajo tha se duhet të rritet cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike dhe këto shpenzimet të orientohen tek qytetarët.

“Rritja e çmimeve si rritja e çmimit të energjisë janë rreziqe. Shqipëria ka disa sfida për ekonominë e saj. Duhet strategji për rritjen e të ardhurave tatimore dhe duhet përmirësuar cilësia e investimeve publike. Me ekonominë që po ngrihet, duhen politika fiskale. Me një tjetër mandat qeveria është e mirëvendosur për të adresuar këto sfida dhe për të marrë masa. Një plan i përshtatjes fiskale duhet formuluar tani. Themeli i këtij plani, duhet të jetë strategjia afatmesme. Duhet rritur cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike. Shohim që nevoja është për investime ambicioze duhet të moderohet. Të orientohet drejt atyre personave që kanë më shumë nevojë. Forcimi i buxhetit do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në treg. Sistemi bankar ka mbetur stabël dhe likuid. Banka e Shqipërisë duhet të monitorojë. Mbështetur në gjetjet paraprake të FMN, do të paraqesim raportin tonë të stafit dhe do ia japim bordit për të marrjen e vendimit në dhjetor.”, tha ajo./Opinion.al

Pas