Një 20-vjeçar, punonjës në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz është aksidentuar dhe ka humbur jetën.
Mësohet se i riu me inicialet L.Ll., ka qenë duke punuar në minierë, në momentin që ka humbur jetën. Nga të dhënat e para ende mendohet se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia, megjithatë për ngjarjen ende nuk ka një njoftim zyrtar.
policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve./Opinion.al