Lionel Messi është larguar nga nga Barcelona. Klubi katalanas bën me dije se nuk mund të firmosej një marrëveshje për shkak të pengesave financave dhe rregullave të LaLiga.
Në këto kushte, Messi është larguar nga Barcelona. Firma mes argjentinasit dhe presidentit katalanas Laporta dukej çështje detajesh, por kontrata nuk mundej të nënshkruhej pasi kërkesat e Messit nuk u plotësuan nga klubi.
“Megjithëse kishim arritur një marrëveshje mes Barcelonës dhe Leo Mesi dhe me dëshirën e qartë të të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, nuk mund të formalizohet për arsye ekonomike dhe pengesa strukturore (Rregulloret e La Liga në Spanjë). Duke u përballur me këtë situatë, Leo Mesi nuk do të vazhdojë të jetë i lidhur me FC Barcelona. Të dy palët ndjejnë keqardhje që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk mund të plotësoheshin në mënyrë përfundimtare. Barça dëshiron të falënderojë me zemër lojtarin për kontributin e tij në zhvillimin e këtij klubi dhe i uron më të mirën në jetën e tij personale dhe profesionale”,- shkruhet në komunikatën e klubit tw Barcelonës./Opinion.al