Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sëmundjet tumorale, rriten mbi 100% fatalitet në femrat 30-40 vjeç

2021/06/02 at 8:27 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sëmundjet tumorale, rriten mbi 100% fatalitet në femrat 30-40 vjeç

Vitin e kaluar humbën jetën nga sëmundjet tumorale 3589 persona, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin paraardhës, por të dhënat tregojnë se më të dëmtuar nga kjo sëmundje kanë qenë femrat në moshën 30 -40 vjeç.


Gjatë vitit pandemik ku edhe gjithë vëmendja dhe energjitë e sistemit shëndetësor ishin përqendruar tek menaxhimi i Covid-19, sëmundja e tumorit ka rezultuar fatale në moshat e reja të popullsisë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në femrat e moshës 30-34 vjeç fatalitetet nga tumori u rriten me 120 për qind. Gjithsej humbën betejën me jetën 11 ferma në këtë moshë nga 5 në vitin 2019. Gjithashtu 21 ferma në moshën 35 -40 vjeç u përballen me vdekjen për shkak të tumoreve me një rritje 100 për qind në raport me vitin 2019 (shih Grafikun e mëposhtëm).

Mjekët onkologë arsyetojnë se gjatë vitit pandemik u rriten vështirësitë për të marrë shërbimet mjekësore dhe trajtimet rutine me kimioterapi që të sëmurët me tumore marrin zakonisht. Kufizimet në lëvizje vështirësuan trajtimin e tyre në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa shumë persona nuk kanë mundur të marrin diagnozën në kohë për të evituar një infektim të mundshëm me virusin në spitale.

Neoplazmat shënuan rritje më të lartë tek femrat se tek meshkujt. Fatalitetet te femrat u rritën me 2.2% në 2020-n, të ndikuara nga grupmoshat 30-39 vjeç dhe 60-64 vjeç.

Gjatë vitit 2020, vdekshmëria tek burrat nga kjo sëmundje ra më 1 për qind. Por teksa në total kishte me pak jetë të humbura në meshkuj, në moshat e reja 30-50 vjeç u vu re një rritje e jetëve të humbura në raport me vitin 2019 (shih grafikun e mëposhtëm).

Neoplazmat ishin grupi i tretë më i madh nga sëmundjet që shkaktojnë fatalitete. Zakonisht vdekshmëria është më e lartë në moshat mbi 60 vjeç, por vit pas viti ka një zbritje në mosha të reja, si pasojë e kequshqyerjes, ndotjes dhe stilit të jetesës.

Meshkujt janë më të prekur, të ndikuar dhe nga stili i jetesës që ata bëjnë. Mjekët pneumologë pohojnë se janë shtuar dukshëm rastet e tumoreve të mushkërive, për të cilat bëjnë shkaktarë pirjen e cigares dhe ndotjen e mjedisit.

62.6% e totalit të jetëve të humbura nga tumoret ishin burra në 2020-n. Por në raport me një vit më parë ka një rritje të prevalencës së femrave me rreth 1 pikë pqërqindje për shkak të rritjes më të lartë të vdekshmërive të grave nga tumoret në raport me burrat. Mjekët pohojnë se tumoret e uterusit dhe të gjirit po përhapen shpejt dhe po zbresin në moshat e reja.

Gjirokastra, qarku më më shumë vdekje nga tumoret

Të dhënat sipas qarqeve tregojnë se vdekshmërinë më të lartë për numër popullsie e ka Gjirokastra. Në vitin 2020 në Gjirokastër kishte 24,4 persona që humben jetën nga tumoret për 10 mijë banorë. Më pas vijnë Berati, Korça dhe Vlora me rreth 16 vdekje për 10 mijë banorë.

Tirana dhe Durrësi kishin numrin më të ulët të vdekjeve nga tumoret në raport me popullsinë, respektivisht me 9.9 dhe 10.4 të vdekur për 10 mijë banorë.

Prevalenca për mijë banorë me të sëmurë me kancer shihet të ketë pësuar rritje me 70% gjatë dekadës, sipas të dhënave spitalore./Monitor

Etiketa: fatalitetetfemrat 30-40 vjeçtumoret


Ju sugjerojmë

Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
Aktualitet

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

10 Qershor, 2026 10:19 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

10 Qershor, 2026 10:12 pm
Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
Aktualitet

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

10 Qershor, 2026 9:39 pm
Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
Bota

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

10 Qershor, 2026 1:45 pm
Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
Kronikë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

10 Qershor, 2026 1:40 pm
Para
Greqia dhe Gjermania fillojnë përdorimin e certifikatave të vaksinimit

Greqia dhe Gjermania fillojnë përdorimin e certifikatave të vaksinimit

VIDEO/ Momenti kur 17-vjeçarja lufton me ariun për të mbrojtur qenin

VIDEO/ Momenti kur 17-vjeçarja lufton me ariun për të mbrojtur qenin

Video/ Kthyen banesën në laborator droge, arrestohen 4 persona në Tiranë

Video/ Kthyen banesën në laborator droge, arrestohen 4 persona në Tiranë
















TE FUNDIT

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar këtë mbrëmje në “Opinion” protestën qytetare që po zhvillohet në kryeqytet prej 11 ditësh. Haxhiu...

Lexo më shumë

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
10 Qershor, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D   Shpesh mendojmë se mund të bëjmë dy gjëra me rëndësi në të njëjtën kohë,...

Lexo më shumë

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
10 Qershor, 2026

  Vijon protesta qytetare në ditën e saj të 11-të. Me fjalime dhe pankarta që kërkojnë largimin e klasës politike...

Lexo më shumë

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
10 Qershor, 2026

Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si një protestë kombëtare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}