OBSH ka aprovuar përdorimin emergjent të vaksinës CoronaVac të kompanisë Sinovac, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit. Lajmi është bërë ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.
Vaksina Sinovac është përdorur në grupmosha të ndryshme në Shqipëri, teksa aprovimi saj ende nuk ishte dhënë nga OBSH. Javët e fundit në vendin tonë është ulur numri i rasteve të reja dhe i viktimave nga COVID-19.
Postimi i Manastirliut
OBSH aprovon përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit. /Opinion.al