Bota

Dyshohet se përdhunoi 2 nxënës, mësuesja kryen vetëvrasje pas arrestimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:24 - 01/06/21 |
Opi Nion

Një mësuese në Alabama, e identifikuar ai Leslie Gillespie i ka dhënë fund jetës një ditë pasi u ndalua për akuzën e marrëdhënieve seksuale me dy nxënës të mitur.

Sipas mediave të huaja, 44-vjeçarja Gillespie, e cila më herët ishte shpallur ‘Mësuesja e Viti” në gjimnazin ku punonte u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Hillsborough të shtunën e kaluar.

Sipas policisë gruaja besohet të ketë qëlluar veten me armë rreth 24 orë pasi u ndalua për përdhunimin e dy nxënësve, të cilët ishin në gjimnazin ‘RA Hubbard’  dhe në kohën e pretenduar të abuzimit seksual ishin 15 dhe 16 vjeç.

Edhe pse autopsia finale nga ekspertët ende nuk është bërë me dije, të dhënat e para flasin për një akt vetëvrasjeje./Opinion.al

Pas