Te Fundit

“Gërdeci”, Gjykata e Posaçme merr në dorë çështjen e ish-ministrit Mediu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:39 - 01/06/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme ka marrë në dorë çështjen e ish-ministrit e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, sa i takon shpërthimit në Gërdec në vitin 2008.

Bëhet me dije se vendimi u dha sot nga Gjykata e Lartë, teksa pak kohë më parë është kërkuar rigjykim nga SPAK për këtë çështje.

Lidhur me shpërthimin e Gërdecit Prokuroria e Përgjithshme rregjistroi procedimin penal nr.3 viti 2008 dhe ushtroi ndjekjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu në cilësinë e ish-Ministrit të Mbrojtjes, si dhe ndaj shumë personave të tjerë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, në datën 13.03.2009, Prokuroria e Përgjithshme paraqiti në Gjykatën e Lartë kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr.3 viti 2008. Në këtë hetim shtetasi Fatmir Mediu u akuzua për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal./Opinion.al

Pas