Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar nisjen zyrtare të fushatës elektorale nga të dyja kampet politike.
Përmes një publikimi në rrjetin social facebook, Berisha e ka konsideruar fushatën e socialistëve si plakat e marsit, ndërsa fushatën e Bashës e ka cilësuar si një vullkan.
Kujtjmë se të dyja kampet kanë nisur fushatën njëkohësisht në orën 18:00. Ndërsa socialistët zgjodhën një takim pa mbështetës dhe vetëm me kandidatët pjesëmarrës, në fushatën e PD-së, u pa një grup i madh mbështetësish.