Një 66-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia. Autoritetet sqarojnë se 66-vjeçari Prend Kola ishte dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit Tiranë për mashtrim.
“Fale bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit midis Policisë të Tiranës dhe Policisë së Shkodrës, u bë e mundur kapja në Shkodër e 66-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të ndalimit për shtetasin Prend Kola., 66 vjeç, i kapur nga sherbimet e Policisë së Shkodrës, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda”, njofton policia.