Kryesore

Eliminatoret e Botërorit, Reja shpall listën për 3 ndeshjet e radhës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:17 - 21/03/21 |
Opi Nion

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Edi Reja, ka shpallur listën me 28 lojtarë që janë ftuar për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Kuqezinjtë do të përballen në transfertë me Andorrën më 25 mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në stadiumin “Air Albania”. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars, ndaj San Marinos, sërish në transfertë.

Ajo që vihet re në listën e lojtarëve të ftuar është grumbullimi për herë të parë i mesfushorit të Empolit, Nedim Bajrami. Gjithashtu, Reja rikthen në Kombëtare, mbrojtësin Arlind Ajeti, pas një mungese të gjatë./Opinion.al

Pas