Presidenti i Republikës Ilir Meta në një dalje mediatike ditë e sotme i ka kthyer përgjigje akuzave të Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit, të cilët pretendojnë se Presidenti ka shkuar natën në qytetin e Vlorës për të bërë fushatë elektorale për LSI-në.
Meta ka thënë ditën e sotme se Presidenti nuk ka pse i fshihet popullit, dhe se ai nuk ka frikë nga populli, teksa u shpreh gjithashtu se në Vlorë ka shkuar në mes të ditës.
Ndërkaq në një përgjigje të drejtperdrejtë për Damian Gjiknurin, Meta është shprehur se është i gatshëm të shkoj në Vlorë, në Radhimë dhe Selenicë, për të dëgjuar problemet e njerëzve.
“Unë në Vlorë e kam zemrën. Zotërit emëruan Vlorën për ta futur në xhepat e tyre. Ngaqë u janë fryrë xhepat shumë dhe u duket Vlora e vogël.
E keni parë ju si përmbytet Vlora sa herë bie shi. Nuk kam shkuar në Selencië, por ka ardhur Selencia këtu. Përfaqësuesit e Selenicës të cilët kanë bërë peticion për Presidencën dhe Parlamentin. Presidenti nuk ka ikur fshehur, ka ikur në mes të ditës. I ka takuar të gjitha ata që kanë qenë atje në shesh, të gjithë përfaësuesit.
Edhe me zotërin jam gati të shkoj. Dhe ka qenë presidenti sërish se e kërkuan, nga Vlora në Orikum sepse pronat e qytetarëve prekeshin nga një projekt i ri. Le të vijnë dhe zotërinjtë atje të takohemi me qytetaret. Sepse ka një ligj, çdo projekt që do të bëhet do të bëhet me një konsultim publik. Unë kam qenë në Vlorë se qytetarët kanë kërkuar dhe kanë qenë 200-300 vetë që kanë ngritur shqetësime reale.
I them dhe Damianit të shkojmë në Radhimë në Selenicë. Presdientin e kërkoj populli, Presidenti shkon ditën, por vete dhe natën. Por në Vranisht ika ditë. Presidentin vete ditën në mes të popullit, si presidenti i populli. Presidenti që keni këtu nuk ka frikë nga populli. Do dali edhe në mes të Vlorës edhe në mes të Elbasanit. Unë jam i hapur të bashkëpunoj, të shkoj por ata të mos merren me këto gjëra, të merren me pandeminë.”- tha Meta./Opinion.al