Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur edhe njëherë akuzat drejt kryeministrit Rama se nuk po merr masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në një status në “Facebook”, Basha sjell në vëmendje shifrat e të infektuarve të raportuara dje, mbi 500 raste dhe nënvizon se spitalet janë në koalps.
Sipas tij, kryeministri Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve duke mos investuar në shëndetësi por duke iu dhënë paratë e taksave miqve të tij.
“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.
Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.
Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje.”, shkruan Basha. /Opinion.al