Ambasadorja e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me procesin e plotësimit të vakancave për Gjykatën Kushtetuese.
Yuri Kim, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar Presidencën dhe Kuvendin për publikimin e listës së kandidatëve, por gjithashtu i kërkoi Këshillit të Emërimeve t’i vlerësojë kandidaturat sa më shpejt, pasi Gjykata Kushtetuese duhet të jetë gati në fund të këtij viti.
“Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të vepruar. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Duhet ta kemi Gjykatën Kushtetuese në fund të vitit”, shkruan ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim./ Opinion.al