Kryesore

Meta kundër gjobave për mos mbajtjen e maskave: Qeveria të reflektojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:50 - 19/10/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskës në çdo ambient, ndërsa ata që nuk respektojnë këtë vendim do të gjobiten dhe masa administrative do i bashkëngjitet faturës së energjisë elektrike.

Presidenti kërkoi qeverisë të reflektojë dhe të ndryshojë aktin normativ që ndëshkon me gjobë çdo person që kapet pa maskë. Meta theksoi se OSHEE ka vetëm për detyrë që të furnizojë me energji elektrike qytetarët dhe jo t’u çojë gjoba.

OSHEE ka funksion për furnizimin me energji, jo të vendosë gjobat për qytetarët. Ai synon se përmes ndëshkimeve ti çojë shqiptarët përpara gjykatave dhe ata të harrojnë problemet që kanë. I bëj thirrje qeverisë që të reflektojë dhe të rishikojë edhe njëherë këtë vendim.  Qytetarët duhet që të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancimin social, por jo që të ndëshkohen me gjoba.  Jo ndëshkime të paligjshme. Ky ishte shqetësimi im kryesor“, tha Meta./ Opinion.al

Pas