Aktualitet

Meta kundër Kryemadhit: U bëj thirrje gjithë qytetarëve të mbajnë maskën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:14 - 19/10/20 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është pro mbajtjes së maskës dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në respektimin rregullave të autoriteteve të shëndetit publik.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në ambientet e presidencës, i pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, e cila iu bëri thirrje qytetarëve të mos mbanin maska, kreu i shtetit tha se ishte kundër këtyre deklaratave.

U bëj thirrje gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm, të respektojnë rregullat e autoriteteve të shëndetit publik, në rastin konkret ata që kanë mundësi maskat ti mbajnë, ti blejnë, mos harrojmë që një pjesë e madhe është dhe në këtë lloj pamundësie, se ju i dini treguesit e varfërisë. Jam kundër atyre që bëjnë thirrje për të mos mbajtur maska. Por, qeveria duhet të kishte marrë masa për të mbështetur ata që nuk kanë mundësi t’i blejnë maskat dhe të mbështesë dhe më mirë gjithë personelin që është në vijën e parë me këtë pandemi” -tha Meta./ Opinion.al

 

Pas