Aktualitet

Vakancat në Kushtetuese/Yuri Kim: Gjykata duhet të jetë gati në dhjetor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:39 - 19/10/20 |
Opi Nion

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me procesin e plotësimit të vakancave për Gjykatën Kushtetuese.

Yuri Kim, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar Presidencën dhe Kuvendin për publikimin e listës së kandidatëve, por gjithashtu i kërkoi Këshillit të Emërimeve t’i vlerësojë kandidaturat sa më shpejt, pasi Gjykata Kushtetuese duhet të jetë gati në fund të këtij viti.

“Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të vepruar. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Duhet ta kemi Gjykatën Kushtetuese në fund të vitit”, shkruan ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim./ Opinion.al

Pas