Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë. Mësohet se një makinë me drejtues shtetasin B.H. ka përplasur një 78-vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari Latif Gjeçi humbi jetën në ambientet e spitalit. Ndërkohë, autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al