Aktualitet

Greva e urisë, rëndohet shëndeti naftëtareve në Ballsh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:36 - 19/10/20 |
Opi Nion

Edhe pse naftëtaret kanë kaluar pesë ditë në grevë urie, ende nuk është gjetur një zgjidhje për shlyerjen e pagave të prapambetura. Ndërkohë, bëhet me dije se ditën e sotme shëndeti i tyre është përkeqësuar.

Duke i bërë apel deputeteve gra në Parlament, ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, si edhe ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ata kërkojnë që kjo situatë të marrë një zgjidhje.

“U bëj thirrje të gjitha grave, zonjave në parlament. Ambasadores Yuri Kim, ambasadores suedeze, zonjës Spiropali. Po jetojmë në një muaj të dhimbshëm ku nënat po heqin pjesë nga shpirti i tyre për të ushqyer ata fëmijë që kemi lënë. Jam shumë e shqetësuar për shoqen që kam shumë rëndë. Doli në pension dhe nuk e gëzoi. Bëj thirrje që të dalim nga kjo skëterrë”, u shpreh një prej grave tashmë prej ditësh në grevë.

Kauza e grevës është në ditën e 22-të të saj e cila u nis nga dhjetëra naftëtarë, më pas asaj iu bashkuan edhe naftëtaret femra. Mësohet se 2 prej grevistëve janë me tensionin të lartë, por thonë se do vijojnë të rezistojnë pasi nuk kanë rrugë tjetër./ Opinion.al

Pas