Aktualitet

Naftëtarët në grevë, Rama: Ta ndërpresin, i gatshëm të ulem e të bisedoj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:02 - 19/10/20 |
Opi Nion

Në ditën e 22 të grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se naftëtarët duhet të ndërpresin grevën, ndërsa shton se ai është i gatshëm të bisedoj për të gjetur një zgjidhje për pagat e tyre të prapambetura.

Po ashtu, kryeministri iu bën thirrje naftëtarëve që të heqin dorë nga ultimatumet.

Reagimi

U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan! I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm! / Opinion.al

Pas