Një i moshuar, është transportuar në spital i palgosur me armë zjarri.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se F. V., 78 vjeç, banues në Borizanë, Krujë ka qëlluar veten me armë gjahu në banesën e tij.
Ende nuk dihet nëse plagosja ka qenë aksidentale apo 78-vjeçari ka tentuar vetëvrasjen.
Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al