Opozita parlamenetare do të jetë e pranishme në mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore që do të zhvillohet ditën e hënë.
Kësaj radhe, nuk do të jetë më vetëm Rudina Hajdari si përfaqësuese e grupit opozitar por edhe Myslym Murrizi.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Edmond Stojku nëpërmjet një reagimi publik
“Ju njoftoj se pas dakortesise se paleve te keshillit politik, si dhe miqve tane te nderuar nderkombetare, per proçesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi perfaqesimin e saj! Ne emer te 28 deputeteve firmetare te tre grupeve parlamentare dhe te deputeteve te pavarur, me te te cilet kemi kerkuar ndryshimet kushtetuese per: Sistemin zgjedhor, Listat e hapura, Zbatimin e rekomandimeve te Osbe Odihrit per depolitizimim e komisionereve, pra per administrate zgjedhore publike. Jemi dakortesuar qe Perfaqesuesit tane ne keshillin politik do te jene Z.Myslim Murrizi dhe si Kryetare e Komisionit te Integrimit Znj. Rudina Hajdari!”
Në mbledhjen e së hënës pritet që të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama ndërsa nga radhët e opozitës parlamentare, përveç Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit do të jetë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. /Opinion.al