Policia ka mundur arrestojë autorin e plagosjes së 46-vjeçarit në fshatin Kasnicë të Patosit në Fier.
LEXO – Qëllohet me thikë 46-vjeçari në Patos
Ai është 31-vjeçari Alionid Sali, i cili u kap nga uniformat blu në fshatin Drizarë të Mallakstrës, disa orë pas plagosjes.
Konflikti mes tij dhe 46-vjeçarit të plagosur nisi për motive të dobëta, thotë policia. Gjatë sherrit, i riu goditi me thikë 46-vjeçarin dhe më pas u largua me automjetin e tij tip “Benz”.
Uniformat blu kanë sekuestruan edhe thikën, ndërsa autori i dyshuar akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. /Opinion.al