Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Universitetit të Mjekësisë:Provimet me shkrim në grupe të vogla ose online

2020/04/28 at 8:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Universitetit të Mjekësisë:Provimet me shkrim në grupe të vogla ose online

Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 solli si pasojë dhe pezullimin e vitit akademikë, ndërsa gjatë kësaj periudhe nxënësit kanë zhvilluar mësim përmes platformës online.


Ndërkohë, mësohet se Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë ka nxjerrë urdhrin për vijimin e këtij vitit akademik duke lënë datën 23 qershor për fillimin e provimeve.

Në këtë vendim thuhet se provimet do të zhvillohen nëse është mundësia me shkrim në grupe të vogla ose online nëse e mundësojnë platformat.

Po ashtu, njoftohet se leksionet dhe seminaret janë tashmë detyrimet të kryera si nga pedagogët dhe studentët.

VENDIMI I SENATIT AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË

VENDIM QARKULLUES
DATЁ 28.04.2020
MBI ZHVILLIMIN E PROCESEVE AKADEMIKE NË SITUATËN E KRIJUAR
NGA INFEKSIONI COVID 19, NЁ UNIVERSITETIN E MJEKЁSISЁ
TIRANЁ
Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSh”, Statutit dhe Rregullores së UMT, të propozimeve të Dekanateve të Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Senati Akademik;

VENDOSI:

  1. Për vijimin e procesit akademik në programet e ciklit të parë, të integruar të ciklit të
    dytë dhe të ciklit të dytë për vitin akademik 2019-2020, të miratojë si më poshtë:
    1. Leksionet dhe seminaret e lëndëve/moduleve, sipas planeve mësimore të programeve të ciklit të parë, të integruar të ciklit të dytë dhe të ciklit të dytë të zhvilluara nëpërmjet platformave online, konsiderohen detyrime të kryera nga pedagogët dhe studentët.
    2. Laboratorët dhe praktikat lëndore/klinike/mësimore që janë zhvilluar në masën jo më pak 50% e tyre, detyrime të kryera për lëndën/programin përkatës. Orët e laboratorëve dhe praktikave lëndore/klinike/mësimore që janë kryer nën masën 50%, të realizohen seancat e prapambetura në mënyrë të përqendruar duke respektuar distancimin social (fizik), në kohën e lejuar nga Ministria përgjegjëse për shëndetësinë.
    3. Studentët ruajnë të drejtën e frekuentimit vullnetar (me dëshirë) të seancave të prapambetura në vitin e ardhshëm akademik, së bashku me grupet mësimore të rregullta.
    4. Provimet zhvillohen në përfundim të proceseve mësimore (pas datës 23 qershor). Forma e zhvillimit të provimeve është me shkrim ose në distancë.
    · Realizimi i provimeve me shkrim bëhet në grupe të vogla, duke respektuar rregullat e distancimit social (fizik) dhe të masave mbrojtëse (studenti është i detyruar të paraqitet në provim me maskë mbrojtëse).
    · Në lëndët ose modulet ku është e mundur të realizohen provime në distancë, personeli akademik merr përsipër realizimin e tyre nëse platformat në përdorim e mundësojnë këtë proces. Për këto raste, dekanatet miratojnë lëndët/modulet që do të realizohen me provime në distancë, si dhe hartojnë
    dhe miratojnë procedurë të posaçme mbi mënyrën e zhvillimit dhe dokumentimit të provimeve duke informuar njëkohësisht pedagogët dhe studentët.
    5. Për studentët e viteve të fundit sipas programeve të studimit, dekanatet në bashkëpunim me urdhrat përkatës ose Ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, tu mundësohet kryerja e praktikave profesionale në masën e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, si dhe fillimi i punimit të diplomës (studentët që nuk kanë detyrime akademike të mbartura të viteve të mëparshme dhe që e kanë detyrim mbrojtjen me punim diplome), për të shlyer detyrimin e mbrojtjes së diplomës brenda muajit korrik 2020. Në këtë sezon diplomimi përfshihet dhe datat e planifikuara ne 5 mujorin e parë të vitit 2020.
    II. Për procesin e pranimeve në specializime afatgjata në fushën e mjekësisë, për vitin akademik 2019-2020, të miratojë sa më poshtë:
    1. Vlerësimi i kandidatëve që kanë aplikuar për kuotat e pranimit për vitin akademik 2019-2020, të bëhet me sistem pikësh maksimumi 1000 pikë të konvertuara, 30% e pikëve (300 pikë të konvertuara) do të vijnë nga nota mesatare e ponderuar (e rrumbullakosur me dy shifra pas presjes dhjetore) dhe 70 % (700 pikë të konvertuara, të rrumbullakosura me dy shifra pas presjes dhjetore) do të vijnë nga testimi i informatizuar sipas përcaktimeve në nenin 38 të Rregullores së specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, miratuara nga Senati Akademik i UMT-së. Kandidatët që kanë grumbulluar jo më pak se 380 pikë nga numri i pikëve totale të konvertuara (maksimumi 1000 pikë), kualifikohen për procesin e përzgjedhjes së programit të specializimit sipas sistemit të meritës.
    2. Për shkak të situatës të situatës së krijuar nga COVID-19:
    a. Nuk zhvillohet intervista me gojë;
    b. Numri i kandidatëve sipas grupeve do të zhvillojnë testimin e informatizuar (pas datës 23 qershor), duke respektuar distancimin social (fizik) dhe në bashkëpunim me QSHA.
    c. Dekani së bashku me Komisionin e Vlerësimit administrojnë procesin e pranimeve në programet specializime afatgjata në fushën e mjekësisë për vitin akademik 2019-2020, duke respektuar distancimin social (fizik).
    III. Mbi vijimin e procesit të mbrojtjes së doktoratave në njësitë kryesore dhe të promovimit të personelit akademik të UMT-së.
    · Komisionet për dhënien e gradës shkencore “Doktor” dhe juritë e ngritura të vijojnë proceset për mbrojtjen e doktoratave. Mbledhjet e komisioneve/jurive mund të zhvillohen fizikisht duke respektuar distancimin social (fizik) ose nëpërmjet platformës online të dakordësuar prej tyre. Nëse përdoret mënyra online, kryetari i Komisionit/Jurisë ka detyrimin e regjistrimit të çdo mbledhje dhe arkivimit të tij.
    · Komisioni për promovimin e titujve akademik vijojnë me procedurat përkatëse duke respektuar distancimin social (fizik) në mbledhjet e organizuar fizikisht ose nëpërmjet platformës online të dakordësuar prej tyre. Nëse përdoret mënyra online, kryetari i Komisionit ka detyrimin e regjistrimit të çdo mbledhje dhe arkivimit të tij.
    IV. Aktet normative (Rregullore e UMT, Rregullore e specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, Rregullore e funksionimit të komisioneve për dhënien e gradës shkencore etj) që rregullohen me këtë vendim, kanë vlefshmëri kohore deri në përfundimin e situatës së krijuar nga COVID 19.
    V. Ky vendim hyn nё fuqi menjёherё dhe ngarkohen pёr zbatimin e tij dekanatet, personeli akademik, studentët, komisionet përkatëse deri njoftimin e përfundimit e situatës COVID 19.
    KRYETARI I SENATIT AKADEMIK
    ARBEN GJATA./ Opinion.al


Ju sugjerojmë

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave
Sport

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave

11 Qershor, 2026 5:33 pm
SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit
Bota

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

11 Qershor, 2026 4:26 pm
Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë
Kronikë

Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë

11 Qershor, 2026 3:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Paralajmëron Trump: SHBA do godasë “shumë fort” Iranin sonte

11 Qershor, 2026 2:55 pm
Serbi u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA, BE paralajmëron rrezik sigurie
Bota

Serbi u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA, BE paralajmëron rrezik sigurie

11 Qershor, 2026 2:50 pm
Partneriteti 25 vjeçar me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, Nufi: Krenarë
Aktualitet

Partneriteti 25 vjeçar me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, Nufi: Krenarë

11 Qershor, 2026 2:46 pm
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA sulme të reja ndaj Iranit, Trump: Ose marrëveshje, ose bombardime pa mëshirë

11 Qershor, 2026 2:03 pm
Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”
Politikë

Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”

11 Qershor, 2026 1:40 pm
Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme
Bota

Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme

11 Qershor, 2026 1:38 pm
“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar
Aktualitet

“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar

11 Qershor, 2026 1:36 pm
Para
Mali i Zi ka më shumë të shëruar sesa të infektuar me koronavirus

Mali i Zi ka më shumë të shëruar sesa të infektuar me koronavirus

Albin Kurti: Në mars i kam shkruar Ramës, nuk mora përgjigje asnjëherë

Albin Kurti: Në mars i kam shkruar Ramës, nuk mora përgjigje asnjëherë

Vijon të ulet numri i vikimave nga koronavirusi në Francë

Vijon të ulet numri i vikimave nga koronavirusi në Francë
















TE FUNDIT

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave
11 Qershor, 2026

Një vit para finales së madhe të Botërorit 2026, bookmakers-at ndërkombëtare kanë publikuar kuotat e para për fituesin e turneut...

Lexo më shumë

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit
11 Qershor, 2026

SHBA-të kanë konfirmuar se kanë kryer një sulm ndaj anijes Jalveer me flamur të Guinea-Bissau. Komanda Qendrore (Centcom) thotë se...

Lexo më shumë

Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë

Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë
11 Qershor, 2026

Gjykata e Posaçme  shpall fajtore 14 xhihadistë, shtetas shqiptarë të cilët kanë shkuar në siri për të luftuar krah ISIS....

Lexo më shumë

Paralajmëron Trump: SHBA do godasë “shumë fort” Iranin sonte

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
11 Qershor, 2026

Donald Trump thotë se SHBA-të do ta godasin Iranin “shumë fort sonte” në një postim të ri në Truth Social....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}