Bota

Vijon të ulet numri i vikimave nga koronavirusi në Francë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:55 - 28/04/20 |
Opi Nion

Situata e krijuar nga koronavirusi në Francë po shkon drejt përmirësimit.

Në 24 orët e fundit në Francë kanë humbur jetën nga koronavirusi 367 persona, shifër e ulët në krahasime me atë të një jave më parë.

Aktualisht, në total numri i viktimave ka shkuar në 23,660. Sipas të dhënave, 14,810 kanë ndërruar jetë në spitale ndërsa pjesa tjetër në klinika të vogla dhe nëpër shtëpi.

Ndërsa numri i të infektuarve është rritur me 1,520 ku në total janë prekur 129,859 persona.

Nga personat e prekur, 27,484 janë të shtruar në spital, prej të cilëve 4,387 janë në terapi intensive. Numri i të shëruarve nga pandemia e COVID-19 është 46,886 persona./ Opinion.al

Pas