Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në një banesë në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve, mësohet se kanë shpërthyer dy panelet diellore të cilat ishin vendosur në çatinë e një e banese. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Shkak i shpërthimit dyshohet të jetë bërë një defekt teknik. Policia e mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet./ Opinion.al