Bota

Mbi 760 persona të prekur nga koronavirusi në Korenë e Jugut


               Publikuar në : 08:41 - 24/02/20 |
Opi Nion

Koronavirusi po vijon të shpërndahet me shpejtësi në Korenë e Jugut. Sipas të dhënave, deri më tani janë regjistruar 763 persona të infektuar si dhe 7 persona kanë humbur jetën.

Koreja e Jugut ka marrë masa duke izoluar zonat ku ka shpërthyer koronavirusi, ndërkohë ushtria ka pezulluar rekrutimet me 2 javë pasi 11 ushtarë janë të infektuar.

Aktualisht Koreja e Jugut është vendi i dytë në botë për rastet me koronavirus pas Kinës e cila mban vendin kryesor me 77 mijë e 150 persona të infektuar si dhe 2 mijë e 592 viktima.

Qyteti më problematik mbetet ai i Daegu në jug të vendit ku Koreja e Jugut ka marrë masa duke pezulluar fluturimet për ta izoluar qytetin./ Opinion.al

Pas