Aktualitet

Durrës/ Lëviznin të armatosur, arrestohen dy persona


               Publikuar në : 09:32 - 24/02/20 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit , pasi lëviznin të armatosur.

Policia njofton se pas kontrollit të ushtruar në automjetin e një 43-vjeçari është gjetur në një çantë një pistoletë tip “Beretta” dhe 23 fishekë.

Ndërkohë, në pranga ka përfunduar edhe një 28-vjeçar i cili ishte pasagjer, pasi akuzohet për moskallëzim krimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet./ Opinion.al

Pas