Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Propozimet e PD për Zgjedhoren, nga qeveria kujdestare te roli i policisë

2020/02/12 at 7:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma Zgjedhore/ Përfundon mbledhja me ekspertët e ODIHR

Partia Demokratike ka bërë një sërë propozimesh për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që lidhen kryesisht me rolin e policisë dhe marrëdhënies së saj me prokurorinë gjatë procesit zgjedhor. Ky propozim është bërë nga përfaqësuesit e saj në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Tre pikat kryesore të propozimit të PD-së janë qeveri kujdestare tranzitore para zgjedhjeve, emërimi i një drejtori të ri të policisë 100 ditë para zgjedhjeve nga ministri i Brendshëm teknik si dhe rimodelim i rolit të policisë gjatë procesit zgjedhore dhe marrëdhënies së saj me prokurorinë.

Propozimi i PD flet për një qeveri kujdestare para zgjedhjeve. Në nenin 5 të Kodit Zgjedhor kërkohet që të shtohet neni 5/1 sipas të cilit 100 ditë përpara datës së zgjedhjeve, Ministri i Brendshëm në Qeverinë Kujdestare të zgjedhjeve, i caktuar sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të emërojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Sa i përket rolit të policisë, PD kërkon që ajo duhet të kthehet pranë qendrave të votimit me dy detyra.

Së pari me ruajtjen e rendit në qendrat e votimit. “Kjo është një praktikë e stazhionuar me legjislacionin e mëparshëm. Policia, nuk futet në perimetrin e jashtëm të qendrave të votimit. Ajo mund të ndërhyjë vetëm ne rastet kur thirret nga komisioni i qendrës se votimit. Baza ligjore (e shfuqizuar) ka qenë mjaftueshmërisht e qartë dhe e testuar”, arsyeton PD.

Së dyti, që policia, të ngarkohet me funksionet e policisë gjyqësore. PD kërkon të konkretizohet deri edhe me arrestime në flagrancë të shkelësve të veprave penale zgjedhore, duke shpjeguar se ka shume impakt pozitiv, arrestimi përgjatë fushatës i një individi që shpërndan para.

Por ndërkohë, kërkohet që prania e policisë, në ambiente të tjera jo për qëllime të mbrojtjes së rendit zgjedhor, do të duhet të interpretohet si përfshirje e paligjshme në zgjedhje.

Partia Demokratike kërkon që krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK dhe që Prokurori i Përgjithshëm të vendosë në lëvizje të gjitha institucionet në funksion të parandalimit të krimeve zgjedhore.

PD kërkon që të shihet mundësia që shkeljet zgjedhore të konsiderohen si shkak për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Gjithashtu, PD-ja kërkon që KQZ -ja të pajisë me sistem monitorimi me kamera të gjitha qendrat e votimit. Në këtë sistem monitorimi, sipas PD-së duhet të kenë akses KQZ dhe salla operative e policisë së shtetit, që monitoron procesin zgjedhor.  /Opinion.al

Ju sugjerojmë

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore
Rajoni

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore

13 Shtator, 2025 3:58 pm
FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm
Sport

FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm

13 Shtator, 2025 3:36 pm
Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale

13 Shtator, 2025 3:16 pm
Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha
Life Style

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha

13 Shtator, 2025 3:02 pm
Lufta në Gaza,universitetet botërore ndërpresin bashkëpunimin me akademinë izraelite
Bota

Lufta në Gaza,universitetet botërore ndërpresin bashkëpunimin me akademinë izraelite

13 Shtator, 2025 2:45 pm
Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë
Kronikë

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

13 Shtator, 2025 2:12 pm
Izraeli bombardon një vendstrehim në Gaza, konfirmohen 28 viktima, mes tyre 5 fëmijë
Bota

Izraeli bombardon dy shkolla që strehonin civilë në Gaza

13 Shtator, 2025 2:05 pm
Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…
Aktualitet

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

13 Shtator, 2025 1:45 pm
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Te Fundit

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

13 Shtator, 2025 1:14 pm
“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk
Bota

“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk

13 Shtator, 2025 1:11 pm
Para
Meta “jashtë loje”, betimi i gjyqtarëve para Presidentit jo i detyrueshëm

Meta “jashtë loje”, betimi i gjyqtarëve para Presidentit jo i detyrueshëm

Çifti i njohur në pritje të fëmijës së tyre të parë

Çifti i njohur në pritje të fëmijës së tyre të parë

Tiranë, aksidenton 63-vjeçaren dhe largohet nga vendngjarja

Tiranë, aksidenton 63-vjeçaren dhe largohet nga vendngjarja

TE FUNDIT

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore
13 Shtator, 2025

Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e...

Lexo më shumë

FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm

FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm
13 Shtator, 2025

FIFA, organizmi botëror i futbollit ka njoftuar një ndryshim rrënjësor sa i takon kalendarit të ndeshjeve duke nisur nga sezoni...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale
13 Shtator, 2025

Në Kosovë më 13 shtator partitë e certifikuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nisin zyrtarisht fushatën. Gjatë fushatës zgjedhore,...

Lexo më shumë

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha
13 Shtator, 2025

Thellësitë e oqeaneve vijojnë të fshehin sekrete të mëdha, dhe një prej tyre sapo është zbuluar nga studiuesit kinezë. Bëhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com