Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaosi për Gjykatën Kushtetuese, Meta: Ardian Dvorani bën lojëra mafioze

2019/11/13 at 8:45 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaosi për Gjykatën Kushtetuese, Meta: Ardian Dvorani bën lojëra mafioze

Emërimi këtë të mërkurë pasdite i Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e fut në kaos procesin e krijimit të organit më të lartë ligjor në Shqipëri.


Presidenti Meta e bëri emërimin e anëtares së re në tejkalim të afatit 30 ditor që i jep atij kushtetuta. Presidenti e argumentoi vonesën me një nen tjetër, po të kushtetutës, ku përcaktohet rendi i emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.  Në një konferencë për mediat kreu i shtetit hodhi akuza të forta ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

“Kryetari i KED bën lojëra me karakter administrativ në mënyrë mafioze, që të vendosë presidentin në këtë pozitë, kreun e shtetit, që të shkelë Kushtetutën. Kjo është e turpshme, është mafioze. Gjatë gjithë këtij procesi me KED-në kemi qenë në një marrëdhënie institucionale. Këto lojëra dhe filma nuk ka mbetur njeri dhe budalla pa i kuptuar përveç të korruptuarve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Një pjesë e mbledhjeve të KED-së nuk janë zbardhur dhe kjo është e rëndë. Për çdo vakancë duhet të kishim tre kandidatë, jo që të gjithë kandidatët janë të paracaktuar dhe mundësia e zgjedhjes është pranë zeros. Nëse Presidenti do të vepronte me zgjedhjen e dy anëtarëve njëherë do të shkelte Kushtetutën, por mund të akuzohej nga parlamenti, që me mënyrën si veproi e la parlamentin jashtë mundësive, pasi nuk kishte mundësi të kishte tre kandidatë për cdo vakancë”, tha Meta.

Pas veprimit të sotëm të presidentit, për të njëjtin vend të Gjykatës Kushtetuese tani janë dy anëtare, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.
Emri Vorpsi u shpall në fletoren zyrtare, megjithatë ajo nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin tek presidenti Meta.

Në bazë të vendimit të sotëm, presidenti Meta pritet të thërrasë për të bërë betimin zonjën Xhaferllari. Është ende e paqartë nëse emërimi i saj do të shpallet në fletoren zyrtare apo jo. Në të gjithë këtë kaos, duket se nuk ka rrugëdalje, për sa kohë, Gjykata Kushtetuese, i vetmi organ mbi institucionet e tjera, është vetë, ende jashtë funksionit./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj
Aktualitet

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj

2 Korrik, 2026 11:02 am
Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend
Kryesore

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend

2 Korrik, 2026 10:53 am
Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

2 Korrik, 2026 10:42 am
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

2 Korrik, 2026 10:23 am
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit
Aktualitet

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit

2 Korrik, 2026 10:05 am
Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici
Aktualitet

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici

2 Korrik, 2026 9:51 am
“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën
Kryesore

“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën

2 Korrik, 2026 9:33 am
Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD
Kryesore

Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD

2 Korrik, 2026 8:06 am
Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

1 Korrik, 2026 10:43 pm
Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

1 Korrik, 2026 9:47 pm
Para

Meta ngre zërin: Proces i paracaktuar! Iu thash diplomatëve të korruptuar

Zgjedhje në Shkodër dhe Vorë? Meta: S’kam frikë nga shkarkimi

Zgjedhje në Shkodër dhe Vorë? Meta: S’kam frikë nga shkarkimi

Vjosa Osmani: Koalicionin me Vetëvendosjen e vendosi populli i Kosovës

Vjosa Osmani: Koalicionin me Vetëvendosjen e vendosi populli i Kosovës
















TE FUNDIT

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj
2 Korrik, 2026

Policia ka hedhur spray me piper drejt protestuesve para parlamentit në përpjekje për t’i neutralizuar, teksa ata janë përplasur fizikisht....

Lexo më shumë

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend
2 Korrik, 2026

Ka nisur në Kuvend seanca e radhës plenare, teksa para Parlamentit janë mbledhur protestuesit që kërkojnë largimin e Qeverisë dhe...

Lexo më shumë

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
2 Korrik, 2026

Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit teksa deputetët do të mblidhen në...

Lexo më shumë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
2 Korrik, 2026

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare. Me anë të një njoftimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}