Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkitë e opozitës padi ndaj anëtarëve të KZAZ-ve dhe Policisë së Shtetit

2019/06/19 at 5:31 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasje fizike në Shkodër, thyhet dera ku është vendosur KZAZ

Krerët e bashkive të opozitës përmes një deklarate të përbashkët janë shprehur se pas përplasjeve, do të depozitojnë kallëzim penal ndaj anëtarëve të  KZAZ-ve si dhe ndaj Policisë së Shtetit.


Ata janë shprehur të vendosur që do të respektojnë vendimin e presidentit Ilir Meta, i cili anuloi datën e 30 qrshorit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Reagimi

Në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11199, datë 10.06.2019, për anulimin e datës 30 Qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve lokale, i publikuar në Fletoren Zyrtare, në përputhje të plotë me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kemi kërkuar lirimin e ambjenteve në pronësinë e bashkive tona, të cilat ishin vënë në dispozicion të KZAZ-ve për procesin zgjedhor. Pas anullimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, i vetmi organ kushtetues për caktimin e saj, këto ambjente duhet të administrohen vetëm nga pronari – njësia e qeverisjes vendore. Pushtimi i tyre me urdhër politik nga KZAZ-të apo punonjës të Policisë së Shtetit është i paligjshëm dhe në dhunim flagrant të Kushtetutës. Policia e Shtetit nuk mund të administrojë pronat e bashkive. Sipas ligjit, këtë e bën Policia Bashkiake. Policia e Shtetit e ka të ndaluar të hyjë në pronat e bashkisë, pa një kërkesë nga Kryetari i Bashkisë. Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor, që garanton autonominë vendore dhe administrimin nga bashkitë të pronave të tyre. Kushdo që thotë dhe vepron në të kundërt, nxit dhunë, shkel Kushtetutën e ligjin në Shqipëri. Shteti ligjor ka në themel të tij zbatimin e akteve të organeve kushtetuese dhe jo injorimin e tyre për shkaqe politike nga institucione të krijuara me ligj. Në përputhje të plotë me ligjin dhe me qëllim shmangien e tensioneve të panevojshme, njësitë e qeverisjes vendore kanë njoftuar disa ditë më parë KZAZ-të për lirimin e ambjenteve, si dhe kanë njoftuar Policinë e Shtetit për mbështetje. Policia Bashkiake, në përputhje me ligjin, ka përgjegjësi të sigurojë zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga kryetari i bashkisë dhe të marrë masa për ruajtjen e pasurisë së bashkisë, si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj. Në ushtrim të kësaj përgjegjësie të shprehur në ligj, punonjësit e Policisë Bashkiake, pas skadimit të afatit për lirimin vullnetar të ambjenteve, kanë kërkuar, gjatë ditës së sotme, marrjen nën administrim të pronave në pronësi të Bashkive. Në kundërshtim flagrant me ligjin, anëtarët e KZAZ-ve dhe punonjës të Policisë së Shtetit kanë kundërshtuar zbatimin e ligjit, duke kryer veprime arbitrare dhe të paligjshme, si dhe duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë Bashkiake në krye të detyrës. Për këtë qëllim, Bashkitë tona po depozitojnë kallëzim Penal ndaj anëtarëve të KZAZ-ve dhe të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

2 Shtator, 2025 2:32 pm
Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan
Bota

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

2 Shtator, 2025 2:02 pm
Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

2 Shtator, 2025 1:26 pm
OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
Bota

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

2 Shtator, 2025 12:44 pm
Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
Aktualitet

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

2 Shtator, 2025 12:09 pm
Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

2 Shtator, 2025 11:33 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

2 Shtator, 2025 10:42 am
A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?
Bota

A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?

2 Shtator, 2025 10:32 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksidenti në Vlorë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës

2 Shtator, 2025 9:40 am
Para
Gjykata italiane dënon me burg Moisi Habilajn dhe Naser Seitin

Gjykata italiane dënon me burg Moisi Habilajn dhe Naser Seitin

Rihanna i mahniti të gjithë në inaugurimin e linjës së saj të veshjeve

Rihanna i mahniti të gjithë në inaugurimin e linjës së saj të veshjeve

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm
















TE FUNDIT

Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
2 Shtator, 2025

Më 4 shator në orën 10:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimin e PD për certifikimin e  rezultatit të zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan
2 Shtator, 2025

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë në lindjen malore të Afganistanit për të gjetur të mbijetuar, të martën, teksa...

Lexo më shumë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
2 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një zbulim të veçantë arkeologjik në fshatin Strikçan të Bulqizës. Krahas fotove,...

Lexo më shumë

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
2 Shtator, 2025

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se  vazhdimi i luftës në Gaza po dëmton Izraelin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com