Kronikë

Gjykata italiane dënon me burg Moisi Habilajn dhe Naser Seitin


               Publikuar në : 17:50 - 19/06/19 |
Opi Nion

Moisi Habilaj është dënuar nga Gjykata e Katanias në Itali me 15 vite e 5 muaj burg, për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ai u arrestua në tetor të vitit 2017 në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Trëndafili i erës”.

Ndërkohë avokati mbrojtës i Habilajt është shprehur se ai nuk ishte koka e grupit të trafikantëve. Moisi Habilaj u dënua tre vite më pak se sa kërkohej nga Prokuroria.

Sipas mediave italiane shkruajnë se Habilaj e ka dëgjuar në heshtje vendimin, ndërsa avokatët e tij janë shprehur se ai ishte thjesht transportues.

Në muajt e kaluar, Habilaj ka pranuar një pjesë të përgjegjësive dhe u është përgjigjur pyetjeve të hetuesve italianë dhe shqiptarë, të cilët në vendin tonë kanë në dorë edhe dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Të dënuarit e tjerë të dosjes “Trëndafili i erërave” janë: Meridian Sula, 8 vite e 4 muaj, Nezar Seiti 7 vjet e 4 muaj e 26 ditë, Antonino Riela 14 vjet e 8 muaj burgim, Vinccenso Spanpinato 10 vite e 2 muaj burgim. Angjelo Buzaka, 7 vjet e 4 muaj, Xhanluka Pasavanti 4 vjet burgim dhe 10 mije euro gjobë. Xhuzepe Greko, 2 vjet e 4 muaj burgim dhe 4700 euro gjobë./ Opinion.al E.Xh.

Pas