Terroristët mund të kryejnë një masakër të vërtetë brenda 5 minutave nëse do të sulmonin Parlamentin Britanik.
Ata mund të vrasin më shume 100 deputetë të parlamentit.
Janë këto rezultatet e një sulmi të stimuluar terrorist i cili kishte për qëllim të maste kapacitetet mbrojtëse të Mbretërisë, por që nga rezultatet nuk është aspak premtues.
Stërvitja u bë kur Parlamenti ishte pushim. Për një kohë të gjatë rezultatet e këtij ushtrimi të forcave speciale u mbajtën të fshehta.
Terroristet e stimuluar morën vetëm 5 minuta kohe për të sulmuar parlamentin. Ata përdorën hyrjen kryesore të Westminster Palace dhe sulmuan dhomën e përfaqësuesve në shumë pak kohë.
“Testi i elasticitetit”, siç u quajt sulmi i stimuluar erdhi pese muaj pas një goditjeje terroriste në Westminster Palace.
Pas rezultateve dramatike të ushtrimeve të policisë, roje të armatosura u vendosën në çdo hyrje të parlamentit. /Tv Klan