Albpetrol ka nisur procedurat për prishjen e një tjetër marrëveshjeje hidrokarbure. Bëhet fjalë për një kompani izraelite e cila ka të drejtat ekskluzive për kërkimin e naftës në tre blloqe në detin Adriatik. Sipas të dhënave të ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, licenca e firmës Emanuelle Adriatic Energy Ltd, është në proces revokimi pasi nuk ka kryer asnjë investim në tre vitet e fundit që operon në Shqipëri.
Kjo kompani rezulton të jetë e regjistruar në ishullin e Qipros, i cili njihet si parajsë fiskale. Vetëm gjatë dy muajve të fundit, Albpetrol ka zhbërë 6 marrëveshje me kompani që shfrytëzojnë naftën dhe gazin e nëntokës shqiptare. Sipas burimeve zyrtare, janë dhe disa firma të tjera të cilat po monitorohen për mënyrën se si kanë zbatuar kontratën me shtetin shqiptar.
Nuk janë të pakta rastet, kur sipërmarrësit marrin në zotërim blloqet e naftës, por nuk i shfrytëzojnë ato, duke degraduar kështu vendburimin dhe mjedisin.