Reali i Madridit është finalist i dytë i Botërorit të klubeve, pasi ka mundur 2-0 sot Klub Amerikan e Meksikës, duke siguruar finalen e dytë në tre vitet e fundit në këtë kompeticion.
Pritej fitore e lehtë e kampionëve të Europës dhe ashtu ndodhi. Reali dominoi dhe e kontrolloi ndeshjen,duke gjetur golin e avantazhit me Karim Benzemanë në fundin e pjesës së parë.
Reagim nuk pati, pasi rivalët meksikanë nuk kërcënuan asnjëherë realisht dhe Reali priti me qetësi rastin për të goditur sërish, derisa Kristiano Ronaldo mbylli llogaritë në minutat shtesë, shkruan sportal.al.
Të dielën Reali do të luajë finalen kundër Kashimas vendase dhe ka shansin ta mbyllë vitin me tjetër trofe.