Futbollisti i kombëtares shqiptare kërkohet nga Asteras Tripolis, madje drejtuesit e kësaj skuadre sipas asaj që raportojnë mediat greke i kanë bërë një ofertë prej 180 mijë eurosh Pas Janinës për kartonin e 30-vjeçarit.
Vlera e Andi Lilës sipas faqes së specializuar për transferimet e futbollistëve, transfermarkt kap shifrën e 700 mijë eurove, por duke qenë se kuqeziu ka vetëm një vit kontratë mes Pas Janinën është kjo arsyeja kryesore që oferta e drejtuesve të Asteras Tripolis ka qenë kaq ulët sepse në verën e vitit 2017 , Lila mund të largohet me parametër zero. Megjithatë presidenti i Pas Janinës Giorgios Christovasilis ende nuk u ka kthyer një përgjigje drejtuesve të Asteras.