Ka shkuar në 202 numri i të lënduarve nga masakra e Nisës, mes të cilëve 52 janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Sipas prokurorëve francezë numri i viktimave nuk ka ndryshuar, mbetet 84, por shifrat e të lënduarve mund të ndryshojnë.
“Midis 52 personave, 25 prej tyre janë nën kujdes intensiv”, tha njëri nga prokurorët.