Aksidentohet në Rrugën e Kombit ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Nga informacionet e para, bëhet me dije se nuk ka të dëmtuar.
Shkak i aksidentit është bërë lagështira e tepërt në rrugë.
Si pasojë e kësaj, dy makinat e autokolonës janë përplasur njëra me tjetrën.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Gëziq, Mirditë.
Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të sqaruar më hollësisht shkaqet reale të këtij aksidenti.
Lajmin e ka konfirmuar edhe deputetja e qarkut të Lezhës, Albina Deda.
Deda ka shkruajtur në profilin e saj në facebook se pas një informacioni konfidencial, ministri Bushati me eskortën e tij kanë bërë një aksident përgjatë rrugës së Kombit, në afërsi të Geziqit.
Ndërsa thekson me tej se Policia e Komisariatit Mirditë është në vendngjarje.