Deputeti i PS-së, si dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, Pandeli Majko është zyrtarisht shtetasi më i ri i Kosovës.
Majko prej kohësh ka bërë me dije se gjithmonë ka dëshiruar të ketë një pasaportë si shtetas i Kosovës.
Lajmin e shtetësisë kosovare, ai e ka bërë vetë me dije me anë të një statusi në profilin personal në facebook.
“Prej më shumë se 48 orësh jam edhe shtetas i Kosovës. Falënderoj Presidenten Jahjaga. Sot në Prishtinë isha me “status” tjetër”, ka shkruar Majko.
Ish kryeministri shqiptar ka një reputacion mjaft të mirë në Kosovë.
Ai gëzon simpatinë e kosovarëve për atë që bëri gjatë luftës së vitit 1999, duke u dalë në ndihmë mijëra refugjatëve.