Ende nuk ka përfunduar ankthi për avionin e rrëmbyer egjiptian pasi janë 11 pengje në bord. Pengmarrësi, një shtetas egjiptian i identifikuar si Ibrahim Samaha, 27 vjeç e ka kryer këtë akt të rëndë për të kërkuar azil politik në Qipro. Pra mësohet se nuk kemi të bëjmë me një akt terrorist por me një kërkesë personale të një personi, që siç thonë mediat e huaja mbase dhe me probleme mendore.
27 vjeçari kërcënoi avionin që ishte nisur nga Aleksandria drejt Kajros, duke thënë se në trup ka jelek ekploziv. Sakaq avioni në presionin e tij ka bërë ulje të detyruar në Qipro. Aty kanë nisur negociatat, dhe pengmarrësi ka liruar të gjithë pasagjerët me kombësi egjiptiane.
Ai vazhdon të mbajë peng pjesëtarët e ekuipazhi dhe 4 shtetas të huaj dhe po pret për një përkthyes për të formuluar më qartë kërkesat e tij për autoritetet qipriote. Personi në foto mendohet të jetë pengmarrësi.
Fotot nga brenda avionit u transmetua nga media shtetërore egjiptiane.