Amerikanët duket se nuk po e pëlqejnë stilin e Era Istrefit, madje kanë shkruar se këngëtarja po mundohet të bëhet kopja e Rihannës.
“Hej njerëz ne të gjithë i dimë sukseset e Rihannës, gjithashtu e dimë se ka shumë vajza në botë që ëndërrojnë të kenë suksesin e saj. Por shikoni videon se sa e madhe është dëshira e Era Istrefit këngëtares nga Kosova për tu bërë si Rihanna, dëshirën e saj të madhe për të sfiduar Rihanan. A mund të krahasohen ato të dyja?” kanë shkruar ata.
Përpos kësaj videoje satirike (që është një reklamë për Erën), kujtojmë që këngëtarja Istrefi ka nënshkruar një kontratë me Sony Music dhe deri tani gjërat kanë ecur mirë për të. Në këtë botë ka vend për të gjithë, e rëndësishme është që Era po e jeton siç duhet suksesin e saj.
Nuk është çudi që edhe Rihannës t’ja zë vendin. Në fund të fundit edhe ajo një emër normal ishte në industrinë muzikore, (në fillimet e saj), derisa kuptoi që duhej të zhvishej, të pinte marijuana dhe të bënte si “bad girl”…
P.S të kishte edhe menaxhimin e duhur e një staf që kujdeset për të deri në detajin më të vogël, që Era momentalisht nuk e ka, por “yllin” për të qenë një këngëtare e suksesshme e ka dhe kjo është pak por e sigurt..