Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orët e para të mëngjesit, kanë ndërmarrë një prej aksioneve më të madha të pas luftës. Aksioni ka nisur në ndjekje të kontabanduesve të cigares, por që bëhet e ditur se gjatë aksionin Dogana dhe Policia kanë gjetur edhe elemente tjera të krimit të organizuar.
“Sot në orët e para të mëngjesit ka filluar një aksion i organizuar prej Doganës me Policinë e Kosovës dhe Administratën Tatimore në ndjekje të një rrjeti që dyshohet për krim të organizuar dhe kontrabandë”, tha zëdhënësi i doganave të Kosovës.
Në aksionin që konsiderohet të jetë më i madhi i pas luftës janë përfshirë rreth 400 Doganierë dhe Policë të Kosovës, shkruan Gazeta Express.