Mësuesit qe dolën dobët në testim do të trajnohen nga universitete private dhe publike.
Kualifikimi nuk do të jetë falas, pasi çdo mësues do të paguajë në varësi të institucionit që kryen trajnimin.
Skemën e kualifikimit të arsimtarëve qeveria shqiptare do të japë me koncesion, sipsa drejtorit të Institutit të Zhvillimit të Arsimit, Gert Janaqi.
Ai tregon për Vizion Plus se detajet e procesit dhe emrat e institucioneve që do të marrin përsipër aftësimin e mësuesve, do të vendosen pas disa ditësh.
Modeli përfundimtar per kualifikimin e mësuesve, do te vendoset pas datës 25 mars kur do te mbahet konferenca me eksperte nga Europa e rajoni.
Pas disa ditësh, arsimtaret do te mësojnë Universitetin apo Agjencinë Private, te cilës do t’i drejtohen per aftësimin e tyre. Ne testimin kombëtar te kryer nga Ministria e Arsimit, 12% e mësuesve dolën mbetës, 64% kane nevoje për kualifikim dhe 25% shume te mire. Testimit iu nënshtruan 17600 arsimtare qe kane me pak se 20 vite pune ne sistem.