Nga një mbledhje për zgjedhjen e dy anëtarëve të KLD, Konferenca Gjyqësore është kthyer edhe një herë në një paradë ekspozimi për bizhutë dhe veshjet firmato.
Pjesë e konferencës ka qenë edhe anëtari i KLD, Gjin Gjoni i cili këtë herë pas deklaratave të ambasadorit të SHBA, kishte zgjedhur një orë më të lirë që kushtonte vetëm 2 mijë Euro si dhe kopsa këmishe të personalizuara.
Kujtojmë që ambasadori i SHBA, Donald Lu pak muaj më parë deklaroi se “…Prova ime për korrupsionin është e thjeshtë: nëse keni marrë ndonjëherë para ose favore në shkëmbim të një vendimi gjykate, jeni një gjyqtar i korruptuar… Së dyti, nëse keni orë më të shtrenjtë se makina ime, jeni të korruptuar, mund të futeni në burg”.
Ja çantat, telefonat, bizhutë firmato që mbanin sot në duar gjyqtarët: