Për shkak të një kombinimi të thatësirës dhe mbikonsumit të ujit, nivelet e ulëta të ujit në lumin Shmanala në Karnataka të Indisë, janë duke zbuluar sekrete të lashta të cilat po i befasojnë arkeologët.
Duke u larguar uji, mijëra figura të ndryshmem, të gdhendura në statuja, janë duke u shfaqur përgjatë shtratit të lumit.
Ancient Code raporton, se “Vendi i referuar si ‘Sahasralinga’ është bërë një vend shumë i rëndësishëm pelegrinazhi dhe mijëra njerëz po e vizitojnë atë. Ky vend duket të jetë një vend piktoreskt, i cili po cilësohet si i shenjtë dhe si hyjnor nga mijëra indianë. Këto zbulime të reja ia shtojnë bukurinë dhe misterin kësaj zone”.