Ja si gatuanin te paret tane. Me ene te thjeshta, por me ushqime te shijshme. Ky tigan qe gjendet ne nje familje beratase eshte perdorur ne te shkuaren per disa lloj gatimesh të kripura dhe të ëmbla, sidomos familjet e vjetra. Në Berat është përdorur më shumë për embëlsira .
Rufkat, ishin një lloj ëmbëlsire karakteristike që bëhej me një përzjerje mjell, niseshte, erza dhe piqeshin në gjlap. Pasi piqeshin me format e tiganit ato nxirreshin dhe hidheshin në sherbetin e përgatitur më parë. Keshtu ato fryeshin si top dhe beheshin që treteshin në gojë.
Kjo dhe disa lloj embëlsira të tjetra si zymbyla. vesh arapi, gajgana , samsa etj etj. ishin gatime për ceremoni të vecanta ose festa. p.sh . kur vinte dhendri për herë të parë pritej me ujë trendafili dhe embelsira të tilla.