MALLAKASTER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kute të Mallakastrës. Një foshnje vetëm 17 muajshe që sapo kishte mësuar të ecte është aksidentuar për vdekje në oborrin e shtëpisë së vet.
Autori i aksidentit është 31 vjeçari Gazmend Dervishi i cili kishte shkuar në oborrin e prindërve të fëmijës për t’i ndihmuar në transportimin e ullinjve.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetin, ndërsa po sqarohen rrethanat e aksidentit fatal.