TIRANË- PDIU nuk do të votojë ndryshimet ligjore të propozuara nga Qeveria në Kodin Penal. Kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizimi pas takimit me kreun e LSI, Ilir Meta tha se është kundër burgosjes së biznesmenëve.
“PDIU është kundër burgosjes së biznesit. Administrata Tatimore ka të drejtë të bëjë vlerësim tatimor mbi deklarimin e biznesit, po në këtë rast barra e provës qëndron mbi administratat fiskale, por nuk shkon në burg, por shkallët e apelimt tatimor. Ndryshimet në kodin penal që kanë të bëjnë me burgosjen e biznesit nuk do të votohen. Sistemi fiskal është sistem vetdeklarativ dhe barra e provës bie mbi administratën fiskale. Ky ishte një ndër shqetësimet që ngritëm sot, është një diskutim normal jo vetëm mes kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, po dhe PDIU dhe LSI”, tha Idrizi.
Deklarata u bë fill pas një takimi në Rogner mes Idirizit dhe Metës.