Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet mbesa: Musine Kokalari nuk është përdhunuar

2015/11/06 at 11:25 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet mbesa: Musine Kokalari nuk është përdhunuar

Tirane Korrik 1946.Gjyqi i Sami Qeribashit.Muzine Kokalari perpara trupit gjykues.Foto:Atsh

Nga LINDA KOKALARI 


Lidhur me artikullin e Novruz Shehut “Rrëfimi, njerëzit e Sigurimit të Shtetit përdhunuan në burg Musine Kokalarin” të datës 2 nëntor 2015, botuar në gazetën “Tema”, detyrohem të jap sqarimin e mëposhtëm. Unë quhem Linda Kokalari dhe jam e bija e Hektor Kokalarit.  Nuk kam pasur ndonjëherë ndërmend të shkruaj apo të replikoj nëpër gazeta , po sot më duhet ta bëj. Më duhet ta bëj sepse po përgojohen e po shpifet për njerëzit e familjes sime, që kanë vuajtur e që nuk janë më në gjendje të mbrohen.  Nëse dikush do të kishte  marrë mundimin të verifikonte qoftë edhe një fjalë të këtij artikulli, do të kishte zbuluar që babai im jo vetëm që nuk është “sot 87 vjeç”, por nuk do të jetë kurrë, pasi  ka  vdekur para pak muajsh në moshën 85-vjeçare. Për këtë arsye, u kërkoj të gjithëve  ta lënë të prehet në paqe dhe jo të flasin në emër të tij.

Në atë artikull, Novruz Shehu thotë që babai im i paska treguar atij një dialog me Musinenë, ku ajo i thotë që i kishin futur në qeli një burrë lakuriq, duke lënë të kuptohet, gjithmonë sipas Novruz Shehut, që  e kishin përdhunuar në burg. Mund të them me bindje të plotë që babai im nuk i ka thënë një gjë të tillë Novruz Shehut. Nuk ma ka thënë as mua, që kam qenë me të natë e ditë deri në minutën e tij të fundit. Nuk ka pasur sekrete midis meje dhe tim eti. Ndryshe nga Novruz Shehu,  babai im nuk thoshte gjëra që nuk i dinte.  Ai dialog në artikull nuk ekziston. Musine Kokalari nuk fliste për kohën e saj të burgut,  aq më pak në ditën e varrimit të së ëmës.

Edhe data e vdekjes së mamasë së saj, që ajo e thërriste  Ané, është e gabuar. Ajo ka vdekur në vitin 1963 dhe jo 1964. Musineja erdhi nga internimi (jo nga burgu) dhe e vetmja gjë që i tha së ëmës ishte:  “Ti moj Ané, sot nuk na ke hidhëruar vetëm ne të gjithëve, ti sot do të hidhërosh edhe baltën ku do futesh”, – aq e madhe ishte dhimbja që ajo plakë e mjerë po merrte me vete. I kishin vrarë dy djem dhe i kishin burgosur e internuar bijën e vetme. Kaq. Asnjë fjalë më shumë.

Novruz Shehu nuk duhet të shqetësohet kaq shumë për imazhin e Musine Kokalarit. Në një shoqëri  civile, imazhi i një njeriu, i një gruaje, cilado qoftë ajo, nuk mund të prishet nga përdhunimi. Faji dhe turpi i këtij akti nuk është i njeriut që e pëson, por i kafshës që e kryen atë. Imazhin e saj nuk e shkatërruan dot as ata që e burgosën dhe e internuan tërë jetën dhe jo më një artikull delirant, i mbushur me shpifje dhe fjalë të ndyra. Një fjalor i tillë rrugësh nuk mund të qëndrojë në të njëjtin artikull ku flitet për Musine Kokalarin, pavarësisht se kujt i drejtohet ai.

Se kush është Musine Kokalari  e dinë të gjithë. Unë do t’ju ftoja të shikoni fotografinë e saj në gjyq për të kuptuar fuqinë, inteligjencën, guximin, bukurinë e kësaj vajze 27-vjeçare, e cila ndërkohë kishte mbaruar studimet në Romë, kishte shkruar tre libra e shumë tregime, kishte themeluar Partinë Socialdemokrate, kishte hartuar peticionin e protestës drejtuar forcave aleate.

Shikoni sytë e saj tek vështron xhelatët dhe do ta kuptoni që asgjë dhe askush nuk mund ta cenojë këtë imazh.

*Marre nga gazeta në Mapo



Ju sugjerojmë

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
Aktualitet

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

19 Qershor, 2026 3:00 pm
Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro
Kryesore

Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

19 Qershor, 2026 2:41 pm
Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
Bota

Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

19 Qershor, 2026 2:02 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu paralajmëron: Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ushtarëve izraelitë

19 Qershor, 2026 1:10 pm
Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete
Kronikë

Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete

19 Qershor, 2026 12:20 pm
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Çmimet e naftës rriten sërish pas anulimit të bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër

19 Qershor, 2026 12:14 pm
Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq
Bota

Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq

19 Qershor, 2026 12:11 pm
Para
Njihuni me gruan që po lufton korrupsionin në Rumani

Njihuni me gruan që po lufton korrupsionin në Rumani

Gjermania ndryshon rregullat e azilit

Gjermania ndryshon rregullat e azilit

Përfundon takimi Rama-Meta tek vila 30, Tahiri ikën para

Përfundon takimi Rama-Meta tek vila 30, Tahiri ikën para

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
19 Qershor, 2026

Tifozët e futbollit në mbarë botën po luten për një “Vallëzim të Fundit” në skenën më të madhe. Kupa e...

Lexo më shumë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
19 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e opozitës për të mos votuar amnistinë penale, duke thënë se...

Lexo më shumë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
19 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura janë...

Lexo më shumë

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
19 Qershor, 2026

Në seancën gjyqësore në Gjykatën Administrative për padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, kryebashkiaku i Tiranës ngreu tonet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}