TIRANE- “Grate në politikë kanë tendencën për t’u burrëruar”. Kështu është shprehur pedagogia Eliona Kulluri, duke iu referuar studimeve dhe sjelljeve të grave politikane në botë. Sipas saj, kjo sjellje shpesh është e kushtëzuar nga nevoja për të mbijetuar dhe për t’iu dëgjuar zëri në politikë. Sidoqoftë, në Shqipëri kjo tendencë ka filluar të ulet.