TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot personin që goditi me gurë autobusin e kombëtares serbe, teksa udhëtonte nga aeroporti i Rinasit për në hotel,
mbrëmjen e djeshme. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori i këtij incidenti është një 14vjeçar me inicialet M.Q. Minoreni u arrestua nga forcat e komisariatit nr.3 në kryeqytet.